Botë

Austria i thotë jo paktit të OKB-së për migracionin

01.11.2018 12:11

Qeveria e Austrisë nuk do të nënshkruajë një pakt global për nxitjen e migrimit të rregullt dhe të sigurt....

Qeveria e Austrisë nuk do të nënshkruajë një pakt global për nxitjen e migrimit të rregullt dhe të sigurt, duke përmendur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit të saj kombëtar.
 
"Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe kemi frikë nga një rrezik për sovranitetin tonë kombëtar", tha kancelari konservator, Sebastian Kurz.
 
Ai ka marrë detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste dhe anti-migrante Liria. Austria aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe Kurz e ka bërë prioritet frenimin e migrimit të parregullt.
 
Kompakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik. Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor. Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi kompaktin, ndërsa, në korrik, Hungaria e ka bërë të njëjtën gjë.