Maqedoni
Gjykata Penale, seanca gjyqësore për “Tenderët” dhe “Tortura”
01.11.2018 11:58
Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tenderët”, “Tortura” dhe për procedurën e ndarë për “Dhunën në Qendër”...

Rasti “Tortura” ndodhet në fazën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e video materialeve nga kamerat e MPB-së. Për lëndën “Tortura” akuzohen ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-komandanti i njësitit Alfa, Ivica Antevski, dhe pesë përfaqësues të njësitit. Në lëndën “Tenderët” akuzohen ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Ajo dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, i cili është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Ndërsa në rastin “Dhuna në Qendër” do të mbahet seancë për të akuzuarin e shtatë, Dimçe Krste. Në këtë lëndë të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e protestave të 10 qershorit në vitin 2013 para komunës Qendër.
