Maqedoni
Komisioni për Financim dhe Buxhet, vazhdon debati për rebalancin e buxhetit
01.11.2018 12:17
Pas një pauze një ditëshe vazhdon debati në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet për propozim-ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit....

Anëtarët e Komisionit në ditën e katër të debatit do të diskutojnë në rebalancin e buxhetit. Sipas propozimit të Qeverisë, rebalanci i buxhetit ka ulur të ardhurat dhe shpenzimet me 0.5 për qind.
Deficiti buxhetor qëndron në 2.7 për qind, ndërsa parashikimi për rritjen ekonomike është reviduar në 2.8 për qind nga 3.2%.
