Botë

Indonezi, gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u rrëzua

01.11.2018 12:31

Autoritetet në Indonezi gjetën kutinë e zezë të një aeroplani që u rrëzua të hënën në detin Java....

Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste Kompanisë “Lion Air”. Aeroplani, me 189 njerëz në bord, u rrëzua shumë shpejt pasi u nis nga Xhakarta - kryeqyteti i Indonezisë. Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.
 
Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t'i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun. Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.