Botë

Putin pranon ftesën për të vizituar Italinë

01.11.2018 13:55

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Italinë....

Kryeministri Giuseppe Conte vizitoi muajin e kaluar Moskën dhe ftoi Putin në Romë sa më shpejt të ishte e mundur. Dhe Kremlini lajmëroi të enjten se diplomatët po hartojnë një plan për vizitën.
 
Rusia është e gatshme të zhvillojë lidhje me Italinë me shpresën për ti dhënë fund sanksioneve të BE-së të imponuara ndaj Moskës gjatë aneksimit të vitit 2014 të rajonit të Krimesë në Ukrainë, raporton Reuters.
 
Conte i tha Putin muajin e kaluar se mendonte që sanksionet "duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur" dhe se Roma dëshironte t'i bindte vendet e tjera të BE-së që t'i braktisnin ato.
 
Firmat italiane, prej të cilave rreth 500 në Rusi, prej kohësh ankohen se sanksionet po dëmtojnë biznesin e tyre dhe kanë lobuar në Romë për t'i hequr ato.
 
Raundi më i fundit i BE-së për të bërë biznes me sektorin bankar rus, financiar dhe atë të energjisë u rinovua në qershor por skadon në fund të janarit dhe do diskutohet në Bruksel./Ora News