Maqedoni
VMRO-DPMNE shuan 10 grupet parlamentare. Micevski: Do të veprojmë si një grup parlamentar
01.11.2018 17:26
VMRO-DPMNE do të veprojë si një grup parlamentar, në vend të dhjetë sa kishte deri më tani....

VMRO-DPMNE do të veprojë si një grup parlamentar, në vend të dhjetë sa kishte deri më tani, ndërsa me të do të koordinojë deputeti, Nikolla Micevski. Koordinatori i ri nuk paralajmëroi ndryshim në veprimin politik të grupit parlamentar.
“Do të dorëzojmë shkresë zyrtare se në periudhën e ardhshme do të veprojmë si grup i vetëm parlamentar. Ne në kuvend do të veprojmë në mënyrën siç kemi vepruar deri më tani dhe do t’i prezantojmë të gjitha punët të cilat VMRO-DPMNE i ka si përcaktim programor”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE mbetet në kërkesën për miratimin e Ligjit për amnisti. Koordinatori i ri, Micevski, tha se presin shqyrtimin e propozim-ligjit, ndërsa lidhur me qëndrimin e shumicës parlamentare se nuk do të pranojnë një ligj të tillë, Micevski dha këtë përgjigje: “Ajo që u ofrua si pajtim nuk jep rezultatin e dëshiruar nga shkaku se selektiviteti në mënyrën se si ofrohet pajtimi nuk është i pranueshëm për VMRO-DPMNE-në. Në qoftë se flitet për ligj me të cilin do të përfshihen të gjithë të involvuarit në ngjarjet e 27 prillit, jemi të gatshëm të mbështesim një ligj të tillë”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Micevski vjen në vend të Dragan Danevit, i cili ditë më parë u dorëhoq nga pozicioni i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
NAIM RAMADANI
