Maqedoni
Osmani në Athinë: Greqia partner për integrimet evropiane; Katrugallos: Marrëveshja e Prespës stabilizon rajonin
01.11.2018 18:10
Zhvillimet politike pas vendimit në kuvend për ndryshimet kushtetuese, detyrimet tjera që dalin nga Marrëveshja e Prespës....

Zhvillimet politike pas vendimit në kuvend për ndryshimet kushtetuese, detyrimet tjera që dalin nga Marrëveshja e Prespës për dy vendet nënshkruese, situata në rajon dhe interesat evropjane, ishin temat kryesore e bisedimeve të zv.kryeministrit për euro - integrime Bujar Osmani dhe ministrit alternativ grek, Jorgos Katrugalos, në Athinë. Jemi në një fazë të pakthyeshme dhe diku ka fundi i vitit do të përmbyllet i gjithë procesi i Marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar Osmani pas takimit me nikoqirin grek, Katrugallos.
“E informova ministrin Katrugalos për procesin në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Prespës. Siç e dini, 2/3 e deputetëve i dhanë dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese dhe presim deri në fund të vitit të mbyllet ky proces dhe pastaj edhe në Greqi. E shohim Greqinë si mbështetës të fortë brenda në BE”,- tha zëvendëskryeministri për euro-integrime, Bujar Osmani.
“Biseduam për promovimin dhe respektimin e frymës së Marrëveshjes së Prespës si marrëveshje e cila jo vetëm që zgjidh problemin që ka rënduar gjatë kohë dy vendet, por edhe stabilizon rajonin më gjerë dhe siguron perspektivë evropiane”,- tha ministri alternativ për euro-integrime, Jorgos Katrugallos.
Projektet që lidhen me masat e ndërtimit të besimit, si bashkëpunimi trilateral Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi për zhvillim afatgjatë në rajonin e gjerë të Prespës, modernizimi i linjës hekurudhore Shkup–Selanik, interkonektimi gazifik mes dy vendeve, ishin tema tjera të kryeministrit Osmani dhe ministrit grek, Katrugalos, për të cilat thanë se po punojnë në avancimin e këtyre projekteve ndërshtetërore.
Paralajmëruan edhe grupin punues mes dy vendeve për këmbimin e përvojave në procesin euro –integrues. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Katrugallos janë drejtuan në aeroportin e Athinës në përcjellje simbolike solemne, ku Osmani ka shfrytëzuar fluturimin e parë pas më shumë se 10 vite mes Athinës dhe Shkupit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
