Botë
ShBA dhe Turqia patrullim të përbashkët në Siri
01.11.2018 19:13
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ushtria e ShBA-ve kanë nisur patrullimin e përbashkët në kuadër të udhërrëfyesit për Munbixhin të Sirisë....

Këtë e ka konfirmuar Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke folur në komisionin parlamentar të planifikimit dhe buxhetit. Palët më 25 tetor përfunduan trajnimet e kryera para patrullimit të përbashkët.
Ushtarët turq dhe amerikanë patrullimet i kryejnë përreth lumit Sacu, e cila ndan nga njëra- tjetra vijën e frontit të Munbixhit me Jarabulusin që ndodhet në rajonin e “Mburojës së Eufratit”. SHBA-të dhe Turqia më 4 qershor arritën marrëveshje për tërheqjen e organizatës YPG/PKK nga Munbixhi, qytet në veri të Sirisë dhe perëndim të lumit Eufrat.
Udhërrëfyesi parasheh që brenda 3 muajve të parë pas 4 qershorit të përfundojnë patrullimet e përbashkëta dhe tërheqjen e plotë të pjesëtarëve të YPG/PKK-së nga rajoni përfshirë edhe ata në qendër të qarkut. Më pas sipas marrëveshjes parashihet ristrukturimi i këshillave ushtarakë dhe civilë në qendër të qytetit.
