Botë
Pakti i OKB-së për emigracionin, edhe Çekia po mendon braktisjen
02.11.2018 12:42
Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis tha e do të bisedonte me aleatin e tij qeverisës....

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis tha e do të bisedonte me aleatin e tij qeverisës, për të rënë dakord për tërheqjen e vendin nga marrëveshja e emigrimit, e propozuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Babis shprehu mospëlqimin e paktit një ditë pasi Austria tha se do të ndiqte Shtetet e Bashkuara dhe Hungarinë, duke u tërhequr nga marrëveshja e OKB-së, me shqetësimet se do të turbullonte vijën midis migrimit ligjor dhe ilegal. Ai tha se kishte frikë se ndryshimi midis migrimit të ligjshëm dhe ilegal po bëhej i paqartë.
Pakti Global për Emigracion të Sigurt, të Rregullt dhe të Kontrolluar është miratuar në korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së, përveç administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili u tërhoq vitin e kaluar. Pakti është planifikuar të nënshkruhet muajin e ardhshëm në Marok.
