Botë

Princi saudit: Khashoggi, i rrezikshëm

02.11.2018 12:53

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman i ka thënë Amerikës se e konsideron shkrimtarin e vrarë Jamal Khashoggi si një islamik të rrezikshëm....

Sipas BBC, bin Salman thuhet se e tha këtë gjë në një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë pasi Khashoggi u zhduk, por para se Arabia Saudite të pranonte vrasjen e tij. Khashoggi, një shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte një kritik i njohur i sundimtarëve të vendit të tij.
 
Trupi i tij ende nuk është gjetur, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranuar të gjithë se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor. Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretërore është përfshirë dhe thotë se është “e vendosur të zbulojë të vërtetën”.