Maqedoni

Gjykimi për dhunën në Kuvend, vazhdon prezantimi i video-incizimeve nga Kuvendi

02.11.2018 13:46

Seanca e re gjyqësore për dhunën e përgjakshme në Kuvend ka vazhduar me prezantimin e video-incizimeve nga kamerat e sigurisë së Kuvendit....

Në video-incizimet shihen veprimet e njëjta të të akuzuarve nga seancat e kaluara por nga këndet e tjera të kamerave. Aty shihen se si të akuzuarit të cilët ndodhen para kabinetit të ish kryeparalamentarit, Trajko Veljanovski, i bëjnë thirrje turmës drejt press qendrës. Kamerat kishin regjistruar të akuzuarit, Vilijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski –Kolo, të punësuarin në DSK - Munir Pepiq, mes të tjerë edhe të punësuar në Kuvend, si Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski dhe Elena Doceska Bozhinovska.
 
Me kërkesë të prokurorisë, Këshilli Gjyqësor i angazhuar në këtë rast, me kërkesë të prokurores, Vilma Ruskoska, ka ndarë procesin gjyqësor për të akuzuarin, Sasho Markovski. Për shkak të vështirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai në seancën e fillimit të kësaj jave u dërgua me ndihmë të shpejtë në Spitalin Ushtarak. Një muaj i akuzuari do të jetë i lirë nga gjykimi, ndërsa pastaj do të kontrollohet nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar për ta vazhduar gjykimin.
 
Markovski është i punësuar në DSK dhe akuzohet për ndihmë, gjegjësisht për fshirjen e videove nga kamerat e sigurimit të Kuvendit. 
Për dhunën në Kuvend dhe veprën penale “organizim terrorist të rendit kushtetues dhe shtetit” akuzohen 33 persona, prej të cilëve 2 për nxitje.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI