Botë

Kinë, përleshje në autobus, 15 të vdekur nga aksidenti

02.11.2018 15:26

Një autobus me pasagjerë që po kalonte në një urë në Chongching, Kinë, është aksidentuar...

Xhirimet e sigurisë tregojnë se aksidenti ndodhi si pasojë e një zënke mes shoferit të autobusit dhe një pasagjeri. Në këtë aksident tragjik humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë janë të humbur në lumë.
 
Xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë se pasagjeri dhe shoferi filluan ta gjuanin me dorë njëri-tjetrin vetëm pak momente para rënies, gjë që u konfirmua edhe nga policia. Përveç të vdekurve dhe dy të tjerëve që nuk janë gjetur, nga aksidenti pësoi edhe një makinë e kuqe që u çorientua nga autobusi dhe u përplasë me të.