Florida, 2 të vrarë dhe 5 të plagosur
Dy gra u vranë dhe pesë të tjera u plagosën pasi një person ka qëlluar me armë zjarri....

Dy gra u vranë dhe pesë të tjera u plagosën pasi një person ka qëlluar me armë zjarri në një studio të Jogas në Florida të SHBA-së.
I dyshuari, 40 vjecar, pas shkrepjes me armë, deklarohet se më pas ka drejtuar armën tek vetja, raportojnë autoritetet. Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të qarta. Autoritetet deklaruan se arritën në vendin e ngjarjes pas 3 minutave, por vrasësi kishte ndërruar jetë.
“Disa persona kanë tentuar të luftojnë me vrasësin për të mbrojtur të pranishmit, që është shenjë e guximit”, raportuan zyrtarët policorë.
Kryetari i rajonit, Andrew Gillum, që po zhvillon kampanjën si kandidat i Demokratëve për guvernator të Floridas, tha se do të ndërprejë kampanjën për tu rikthyer në qytet.
“Asnjë sulm me armë nuk është i pranueshëm”, - tha ai.
