Ministria e finansave, Qeveria aplikon tatimin progresiv prej 8%
Ministri i Finansave Dragan Tevdovski ka njoftuar aplikimin e tatimit plotësues në fitim, apo tatimi progresiv....

Ministri i Finansave Dragan Tevdovski ka njoftuar aplikimin e tatimit plotësues në fitim, apo tatimi progresiv, i cili do të ejtë prej 8% për vlerën e fituar që kalon 90 mijë denarë në muaj. Qëllimi kryesorë i Qeverisë është të ketë mundësi dhe shansë të barabartë për jetë më të mirë për të gjith qytetarët. Nga aplikimi i tatimit progresiv qeveria synon të arkëtojë në buxhetin shtetëror 25 milion euro shtesë, të cilat siç tha Minitri do të shpenzohen në luftën kundër varfërisë. Tatimi i avansuar do të fillojë të zbatohet në fillimin e vitit të ardhëshëm
“8 % tatim plotësues do të paguhen vetëm në të ardhura plotësuese mbi 90 mijë denarë.Kjo do të thotë së për shumicën e qytetarëve shkalla e tatimit do të jetë 10 %.Kufiri prej 90 mijë denarë e zgjodhëm pasi që përfshin 1 % nga banorët e përgjithshëm. Tatimi i drejtë zbatohet edhe në ekonomitë më të suksesëshmë në botë si SHBA dhe BE…Çdo qytetar duhet të ketë një shans për një jetë më të mirë. Në vitin 2017, 1% e qytetarëve në Maqedoni kanë fituar 4.486 euro në muaj. Kjo është 14.4 herë më shumë se të ardhurat mesatare të qytetarëve të Maqedonisë dhe e vë Maqedoninë përballë pabarazisë sociale” – deklaroi ministri i financave, Dragan Tevdosvki.
MPPS, DO TË APLIKOHET PENSIONI SOCIAL SHTETËROR
Nga ana tjetër Ministreja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska paralajmëroi reformat në sistemin pensional. Reformat sipas sajë do ti zvogëljnë deficitet në fondin pensional ,ndërsa për pensionistët e ardhëshëm do të këtë pensione më të mira dhe pagesë stabile.
“Paralajmëroj reforma apo system të stabilizimit të sisitemit pensional i cili do të jep ndikim në gjeneratave të tashe dhe paraasegjithash atyre të ardhme.Reforma do të jep efekt të gjithë neve që presim pension për shumë vite.Krijojmë sistem në ardhmëri.Nuk do të ketë rritje të kufirit dhe ngrirje të pensionimit dhe me këtë e mbajmë premtimin. Do të ketë sistem pensional me dy shtylla dhe kritere të qarta për moshën. Gjithashtu do të aplikojmë edhe pensionin social shtetëror për rreth 6000 mijë qytetarë, të cilët kanë mbi 65 vjet, do të marrin 40% nga pensioni mesatar, apo rreth 5800 denarë” – tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.
Pensionet sipas Carovskës do të jenë në pajtueshmëri me rritjen e standartit për jetesë.Për vitin e ardhëshëm ajo paralajmëroi edhe regjistër të veçantë të të siguruarve . (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
