VMRO kundër ndryshimeve kushtetuese, LSDM: Mickovski antiperëndimor

03.11.2018 16:38

Deputetët e VMRO DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në debatin rreth propozim amendamenteve kushtetuese...

Deputetët e VMRO DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në debatin rreth propozim amendamenteve kushtetuese të qeverisë për ndryshimin e emrit kushtetues. Partia e Mickovskit, përesëriti qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është papranueshme për to për këtë qëllim do të kundërshtojnë të gjitha proceset që burojnë nga kjo Marrëveshje.

“Amandamentet të cilat kryeminsitri Zoran Zaev sot i dërgoi në Greqi janë pjesë e kapitulimit të dakorduar në Prespë. Ajo Marrveshje është e pa pranueshme për VMRO-DPMNE-në e pa pranueshme është edhe për popullin. VMRO-DPMNE nuk pajtohet as me Marrveshjen për kapitulim të Zoran Zaevit dhe nuk do të pajtohet as me proceset që dalin nga kjo marrveshje, të refuzuar nga populli në refuzimin e 30 shtatorit.” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoillkovski.

VMRO konsideron se për shkak të bindjeve kundër, pushteti po bën përndjekje politike të opozitës. Sipas VMRO DPMNE-së edhe ngrirja e pasurisë së partisë opozitare, përfshi edhe selinë bëhet me këtë arsye.

“Kërkesa e PPS-së dhe vendimi i gjykatësve janë, ekskluzivisht, të motivuara politikisht. Vendimi i gjykatësve Dimishkova dhe Rexhepagiq është i pabazëq dhe pa argumentimim juridik. VMRO DPMNE si subjekt jurik, aspak nuk është e dyshuar në procedurë, por qëllimi i vetëm është përndjekja politike dhe pamundësimi i veprimit normal politik të një partie politike në opozitë.” – u shpreh Naum Stoillkovski.

Kryesia antiperëndimore e VMRO DPMNE-së dhe as Hristijan Mickovski nuk mund të mbrojnë krimin gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit, përgjigjet LSDM.

“Krimi, destruktiviteti dhe shpenzimet e kota ishin simbol i kryesisë së VMRO DPMNE-së së udhëhequr nga Gruevski. Mbrojtja e krimit të Gruevskit është thelbi i veprimit aktual antiperëndimor i kryesysë së VMRO DPMNE-së së kryesuar nga Hristijan Mickovski. Mickovski është dorë e zgjatur e mentorit dhe shefit të tij Nikolla Gruevski prandaj ai dhe kryesia e VMRO-së janë kundër BE-së dhe NATO-s.”- thuhet në kumtesën e LSDM-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)