Sindikata e pavarur e Arsimit, të rriten pagat e mësimdhënësve për 20%, Tevdovski: Prioritet përmirësimi i kushteve në arsim
Sindikata e pavarur e puntorëve të arsimit sërisht ka shprehur pakënaqësin për rritjen e pagave në arsim për vetëm 5%....

Sindikata e pavarur e puntorëve të arsimit sërisht ka shprehur pakënaqësin për rritjen e pagave në arsim për vetëm 5%, duke kërkuar që ajo të rritet në 20%. Sipas tyre tani është momenti I duhur për ndrshime pasi po përgaditet propozim buxheti për vitin e ardhëshëm. Duke pasur parsysh se buxheti viteve të fundit është rritur për më shumë se 20% atëherë edhe kërkesa jonë për rritje prej 20 %është e arsyeshme dhe logjike thonë nga kjo Sindikatë.
“Vlerësojmë se tani është momenti i duhur që Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria Kompetente, realisht të qaset drejt detyrimeve taksative për përmirësim e arsimit. Në propozim buxhetin për vitin 2019 të fut rritjen e pagave për 20 % .Arsyet për të cilat vlerësojmë se këto kërkesa janë të bazuara, është se paga bazë e arimtarëve tani një periudhë të gjatë, është nën mesatarën shtetërore.Paga e mësimdhënëseve, as që mundëson një jetë të denjë, e as zhvillim profesional” – thanë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit.
Lidhur më këtë kërkesë ,Ministri i finansave DraganTevdovski pranoi që pagat e arsimit janë të ulta,megjthatë nuk saktësoi nëse do të ketë lëvizje lidhur me këtë kërkesë.
“Unë nuk mund të flas tani, sepse ata e kanë dhënë qëndrimin e tyre,ne si Qeveri duhet të sjellim vendim dhe kur të flasim në debate apo press për buxhetin e 2019 do ti kumtojmë qartë qëndrimet tona. Por duhet të jetë e qartë se kjo Qeveri ka qëllim të qartë ,fillmisht ti përmirësojë kushtet dhe cilësinë në Arsim, ndërsa pjesë e rëndësishme e saj janë edhe pagat” – u shpreh ministri i financave, Dragan Tevdosvki.
Sipas sindikatës së pavarur të puntorëve të arsimit ,nëse bëhen krahasime me vlerësimin e punës se mësimdhënësve në Maqedoni dhe atyre nga shtetet fqinje vëret se këtu vlerësimi është shumë më i ulët në krahasim me vendet që kanë standartë të njejtë apo të ngjashëm me Maqedoninë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
