Ribalanci i buxhetit 2018, pranohen 6 amendamente gjithsej

03.11.2018 17:17

Komisioni për financa dhe buxhet vazhdoi diskutimin e amendamenteve për rebalancin e Buxhetit për vitin 2018.....

Komisioni për financa dhe buxhet vazhdoi diskutimin e amendamenteve për rebalancin e Buxhetit për vitin 2018. Nga propozuesit e autorizuar të ribalancit të buxhetit janë parashtruar 187 amendamente.

Në vazhdimin e tretë të seancës, Komisioni hodhi poshtë rreth 30 amendamente ndërsa 2 amendamente u tërhoqën nga parashtruesi.

Deputetët e opozitës të pakënaqur nga qasje e shumicës parlamentare e cila kryesisht votoi kundër propozim amendameneteve të opozitës.

“Tendenca e mosrespektimit të inicitave të deputetëve kur me të vërtetë ka probleme humb kuptimin pse jemi këtu. Vetë Rexhail Ismailit i janë pranuar dy amendamente dhe nga ana tjetër gjithë grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së i janë pranuar dy amendamente” – tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.     

“Deri tani janë pranuar 6 amendamente prej të cilëve i treti është nga uën, dy janë të opozitës dhe një është i pozitës, për funksionimin e agjencionit OTA. Dhe, gjithë këto amendamente me sa mbaj mend deputetët e këtij komisioni i kanë votaur unanimisht.” – u shpreh  deputet i BDI-së, Rexhail Ismaili.

Amendamentet, kryesisht kishin të bëjnë me alokim fondesh për realizimin e projekteve në sferën e infrastrukturës komunale dhe rrugore, furnizimit me ujë dhe kanalizimi i ujrave atmosferik.

Sipas përfaqësuesve së Qeverisë, për realizimin e projekteve të tilla komunat duhet të shfrytëzojnë fondet për zhvillim të barabartë rajonal, të aplikojnë në fondet IPA dhe të ndjekin shpalljet për këtë qëllim. (Shpëtim Nuredini, TVM2)