Komisioni për mandate dhe imunitet me 6 nëntor seanca për mandatin e Gruevskit

03.11.2018 17:33

Komisioni për Çështje të Mandateve dhe imunitetit...

Komisioni për Çështje të Mandateve dhe imunitetit, ka caktuar për 6 nëntor seancën në të cilën do të diskutohet për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski.

Nga komisioni bëjnë të ditur se në këtë mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, në bazë të informatave të pranuara nga Gjykata Themelore Shkup 1, Njësia për Krime të Organizuar dhe Korrupsion, se deputeti Nikolla Gruevski u dënua me 2 vjet burg për rastin TANK. 

VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se deputetët e sajë do të votojnë kundër heqjes së mandatit deputetit Gruevski. Ndërsa partit tjera qëndrimin e tyre do ta paraqesin gjat debatit në komision.

Paraprakisht Gjykata Penale refuzon kërkesën e ish Kryeministrit Gruevski për shtyerjen e dënimit me burg. Gruevski pas marrjes së vendimit ka të drejtë ankese deri te Këshilli penal në afat prej tre ditësh dhe nëse edhe këshilli penal e refuzon ankesën, ai më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës për të vuajtur dënimin me dy vite burg.