Spasovski: Për zyrtarët policor uniforma të reja dhe rritje pagash

03.11.2018 17:57

Në kuadër të projektit “Polici e përgatitur, qytetarë të sigurt”...

Në kuadër të projektit “Polici e përgatitur, qytetarë të sigurt”,  të gjithë të punësuarit e rinj që kanë realizuar kontratë pune me Ministrinë e brendshme do pajisen me uniforma të reja.

Këtë e bëri të ditur Ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjat vizitës në sektorin për punë të brendshme Shkup, duke paralajmëruar se në të ardhmen do sigurohen uniforma për gjithë zyrtarët policor dhe se për momentin po rrjedh procedura për sigurimin e uniformave edhe në dy njësi tjera të policisë.

“Bëhet fjalë për sigurimin e uniformave të kompletuara për 1200 zyrtarë të policisë të cilat janë dorëzuar dhe shpërndarë nëpër të gjithë sektorët për punë të brendshme dhe të gjithë policët e rinj që kanë realizuar marrëveshje pune në polici e kanë marrë këtë uniformë. 00:42-49 Në periudhën e ardhshme presim që të arrijë edhe pjesa tjetër e uniformave për të gjithë pjesëtarët e policisë” - deklaroi  Spasovski.

Ai po ashtu njoftoi se kanë arritur kompromis me Sindikatën e policisë që nga 1 dhjetori të rriten pagat për zyrtarët policor, pikët e të cilëve nuk janë rritur që nga viti 1992. Spasovski paralajmëroi se do sigurohen edhe pajisjet sportive të cilat nuk janë siguruar prej më shumë se 12 vitesh.