Maqedoni

MPJ i kërkon Hasanoviqit të kthejë paratë

11.08.2014 18:15

Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi nga ambasadori Fuad Hasanoviq që ti kthejë paratë që janë harxhuar nga buxheti i ambasadës...

Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi nga ambasadori Fuad Hasanoviq që ti kthejë paratë që janë harxhuar nga buxheti i ambasadës në Doha, Katar, pasi konstatoi parregullsi në këtë ambasadë.
 
 Edhe pse MPJ nuk publikon shumën  e të hollave, jozyrtarisht mësojmë se bëhet fjalë për 50 mijë dollarë.
 
Sipas MPJ-së, Hasanoviq është ftuar në konsultime në muajin qershor dhe korrik lidhur me këto dyshime.
 
“Sipas raportit revizor është konstatuar parregullsi në ambasadën në Doha nga ana e ambasadorit Hasanoviq, dhe i njëjti ftohet që ta kthejë shumën e mjeteve në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.