VMRO-DPMNE, taksa progresive masë e gabuar e Qeverisë

03.11.2018 18:39

Lëshimi i konceptit të taksës së sheshtë dhe aplikimi i tatimit progresiv...

Lëshimi i konceptit të taksës së sheshtë dhe aplikimi i tatimit progresiv është masë e gabuar e qeverisë vlerëson VMRO-DPMNE-ja opozitare. Sipas ish minsitrit të financave nga qeverisja e VMRO-së Trajko Sllavevski, kjo masë është e dëmshme për biznes sektorin, por edhe për puntorët dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.

“LSDM ka vendosur ti kundërvehet tër bashkësisë së biznesit lidhur me kundërshtimin e aplokimit të tatimit progresiv. Janë shum të qara qëndrimet e të gjitha odave ekonomike të cilat në fillim të shtatorit kanë parashtruar kërkesë me shkrim për prolongimin të paktën për 5 vite të rritjes së tatimeve, në vend duke theksuar pasojat e dëmshme që do ti shkaktojë për sektorin e biznesit...Kjo do të thotë presion ndaj kompanive që ti rrisin çmimet për shkak të rritjes së harxhimeve të punës, me çka do të rritet inlflacioni. Rritja e tatimit personal në fitim thjesht nënkupton paga më të ulëta neto pasi punëdhënësit nuk do ta bartin këtë shpenzim fiskal shtesë. Rritja  etatimeve nënkupton rritje të evazionit tatimor, që e theksoi bashkësia e biznesit. Rritje të ekonomisë së zezë. Rritja e tatimeve nënkupton humbje të vendeve të punës, për shkak të rritjes së harxhimeve për forcën punuese. Rritja e tatimeve nuk do të thorë rritja e të ardhurave buxheture. Përllogaritjet e minsitrisë së financave flasin se kinse do të grumbulloheshin 25 miljon euro, ndërsa ne e dim se vetëm me heqjen e taksës radio difuzive në buxhet mblidhen më pak mjete nga kjo shumë” – tha Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE.