SHBA, tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin
Kanë mbetur edhe tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin amerikan....

Kanë mbetur edhe tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin amerikan. Në fushatë janë angazhuar Presidenti Trump për republikanët, por, nga ana e demokratëve, ish-presidenti Barak Obama.
“Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të vazhdojmë me zhvillimin e jashtëzakonshëm që kemi parë, apo nëse do t’i lejojmë demokratët radikalë të marrin kontrollin e Kongresit” - ka deklaruar presidenti Trump.
“Këtë herë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Pasojat e të qëndruarit pa votuar janë të mëdha”.
Raporti i së premtes për punësimin tregonte se 250 mijë vende pune janë shtuar në tetor, dhe se pagat janë rritur më shpejt brenda një decade tha Trump. Nga ana tjetër Ish-presidenti Obama ka deklaruar: “Më duhet ta shpjegoj se republikanët tani thonë, shikoni sa mirë është ekonomia. Nga mendoni se erdhi kjo?” Presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket çështjes së imigracionit.
“Ata duan që këto karvanë të mbushur me njerëz që vijnë në mënyrë të jashtëligjshme të vërshojnë në vendin tonë, duke rrezikuar komunitetin tuaj” - tha presidenti Trump.
“Ata po ju tregojnë se kërcënimi ekzistencial për Amerikën është një bandë refugjatësh të varfër një mijë milje larg” - u shpreh ish-presidenti Obama.
