Irani nis prodhimin e aeroplanëve luftarak

03.11.2018 20:03

Irani ka filluar me prodhimin masiv të aeroplanëve luftarakë ka raportuar Televizioni kombëtar Iranian....

Irani ka filluar me prodhimin masiv të aeroplanëve luftarakë ka raportuar Televizioni kombëtar Iranian.

Irani kishte njoftuar në gusht për ndërtimin e aeroplanit luftarak, përderisa posedon aeroplanë luftarakë të projektuara nga SHBA dhe Rusia. Ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami tha se prodhimi nënvizon kapacitetet e ekspertëve të Iranit përkundër sanksioneve të armiqve.

"Së shpejti, numri i kërkuar i këtyre do të prodhohet dhe do të hyjë në përdorim të forcave ajrore”, tha Hatami në ceremonië e lansimit të prodhimit të aeroplanëve.

Inaugurimi erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për rivendosjen e të gjitha sanksioneve ndaj Iranit duke filluar nga 5 nëntori, që përfshin transportin, financat dhe sektorin e energjisë.

Ndërkohë Rusia është deklaruar kundër sanksioneve, derisa sipas minsitrit turk të Tregtisë edhe Turqia, ka indikacione se që do të jetë në mesin e tetë shteteve që do të tërheq sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, por vendimi përfundimar pritet të sillet të hënën.