Pavlopulos kundërshton nenin 36 të Kushtetutës së RM-së

04.11.2018 12:59

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos kundërshton nenin 36....

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos kundërshton nenin 36, i cili përmban referenca për “popullin dhe identitetin” maqedonas dhe nevojën për të mbrojtur “popullin” maqedonas që jeton jashtë vendit, shkruan “Kathimerini”.

“Qeveria e IRJM-së të premten dorëzoi amendamentet kushtetuese në Kuvend, me të cilat formalisht do ta riemëroj vendin në “Maqedoninë Veriore” pas marrëveshjeje për emrin të nënshkruar me Greqinë. Kryetari i Greqisë Prokopi Pavlopoulos thuhet se ka shprehur rezerva lidhur me nenin që i referohet pjesës për popullin maqedonas”, shkruan Kathimerini.

Pavlopoulos insiston në atë që IRJM-ja duhet të me shkrim të tregoj se marrëveshja për emrin e nënshkruar në qershor nuk e njeh kombin maqedonas, por shtetësinë.