Lugina e Preshevës, zgjidhje për Këshillin nacional të shqiptarëve

04.11.2018 13:50

Në Luginën e Preshevës sot po mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve....

Në Luginën e Preshevës sot po mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Ky këshill merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Në garë janë janë gjashtë kandidat shqiptarë nga parti të ndryshme, të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar në Serbi I cili pëprbëhet prej 15 anëtarësh.

Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

Në këto zgjedhje, e drejtë vote kanë 35,662votues nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja.