Francë: Ceremoni për luftën e Parë Botërore, do të marrin pjesë liderët Botëror

04.11.2018 14:18

Presidenti francez Emmanuel Macron është nikoqir i ceremonive në fushëbetejat franceze....

Presidenti francez Emmanuel Macron është nikoqir i ceremonive në fushëbetejat franceze ku qindra nga mijëra burra mbetën viktima gjatë luftimeve në Luftën e Parë Botërore.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë në mesin e liderëve botëror që do të marrin pjesë në ceremoni.

Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se këta të dy mund të zhvillojnë një takim gjatë kohës së janë në Francë. Edhe kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministrja britanike Theresa May do të marrin pjesë në ceremonitë e vizitave në vendet ku janë mbajtur luftimet. Ceremonia do të mbahet më 11 nëntor, një shekull nga dita e luftimeve që ka përfunduar në orën 11:00 në ditën e 11-të të muajit të 11-të. 

Zyrtarët francezë kanë premtuar masa të larta të sigurisë pas përballjes së vendit me sulme nga Shteti Islamik. Luftimet më të mëdha të Luftës së Parë Botërore ishin bërë në Francë dhe Belgjikë. Përfundimi i luftës rezultoi me fundin e Perandorisë Osmane, Ruse, Gjermane, Austro-Hungareze, dhe me vdekjen e 16 milionë personave.