Reformat në drejtësi, Selmani: Nuk respektohen afatet kohore
Reformat në drejtësi, Selmani: Nuk respektohen afatet kohore....

Arsyet për ngecjen e reformave në drejtësi janë të shumta, vlerësojnë ekspetët e fushës.
Sipas profesorit univesitar Bashkim Selmani, reformat e filluara në gjyqësor lënë shumë për të dëshiruar, jo vetëm sa i përket rspektimit të afateve kohore, por dhe në aspektin përmbajtësor.
Sipas tij për shumë dilema dhe padrejtësi të ngritura në opinion rreth punës së Këshillit Gjyqësor Republikan si dhe keqpërdorimieve të cilat dolën nga sistemi AKMIS, janë ende pa epilog.
“Këto reforma në drejtësi realisht kanë dështuar sa I përket afataeve kohore,ndërsa s ai përket ligjit për Këshillin gjyqësor është fakt që të gjitha ligjet kanë qenët ët anashkaluara. Jo vetëm ligji për Këshillin gjyqësor, poashtu edhe matje e përgjegjësisë për lëndët nga sistemi AKMIS, ku u keqpërdor detyra zyrtare nga ana e Kryetarit të Gjykatës Supereme jo vetëm që nuk arriti të vihet në përgjegjësi por fatkeqsisht ndodh e kundërta ata emërohen në pozita akoma më të larta” – thotë profesori universitar, Bashkim Selmani.
NAJÇEVSKA: DUHEN NDRYSHIME NË REFORMËN JURIDIKE
Reformat në gjyqësor nënkuptojnë ndryshime loigjore apo precizimin e të njejtave. Kështu vlerëson Mirjana Najcevska sipas së cilës reformat nënkuptojnë edhe pastrim të fellës gjysore.Nuk mund të lejohet që gjykatësit që kanë punuar në kundërshtim me ligjin apo kanë heshtur që të jenëpjesë e këtij sistemi gjyqësor.Ajo më tej shton se asgjë nuk mund të bëhet nëse nuk bëhen ndryshime në reformën juridike.
“Në çdo vërejtje, fjalim të njerëzve me qëllim të mirë të cilët vine nga jasht, përsëritet se asgjë nuk mund të ndryshohet nëse nuk bëhet reforma juridike. Por sigurisht që duhet urgjentisht të ndryshohen ligje të caktuara të fillohen proceduar adekuate dhe të sigurohen mekanizma mbojtës për të garantuar paanshëri të procesit” – u shpreh juristja, Mirjana Najçevska.
Të dy bashkëbiseduesit sa u përket reformave ne gjyqesor, pohuan se megjithatë ka dhe disa ndryshime të caktuara por ende nuk mund të thuhet qe janë te sigurta, dhe i mbetet kohëës të dëshmojë se se a po realizohen për shkak të sundimit të së drejtës, apo për shkak të vardisjes ndaj pushtetit. (Flutura Latifi, TVM2)
