Maqedoni

Përkujtohet 102 vjetori i çlirimit të Shkupit

11.08.2014 18:23

Nesër, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë dhe Shoqatën “Sofra gjakovare”...

Nesër, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë dhe Shoqatën “Sofra gjakovare”, do të vendos lule pranë shtatores së Hasan Prishtinës dhe do të vizitojë muzeun e lirisë në Shkup.

Gjithashtu, në Komunën e Çairit për nder të kësaj date të rëndësishme, do të mbahet tribuna me temë: “Kontributi i trevës së Gjakovës në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912”.

Në këto manifestime, do të marrin pjesë personalitete të njohur nga jeta kulturore, politike, intelektuale, si dhe pinjollët e familjeve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Mehmet pashë Deralla etj., të cilët kishin rol kyç të Çlirimit të Shkupit 102 vjet më parë.