Të hënën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
Në të gjtha Qendrat e shëndetit pblik në vend, të hënën fillon vaksionimi kundër gripit sezonal....

Në të gjtha Qendrat e shëndetit pblik në vend, të hënën fillon vaksionimi kundër gripit sezonal. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se për këtë vit janë siguruar 41.000 doza të vaksinave.
Për herë të parë këtë vit, Ministria ka blerë 28.000 doza vaksine, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.
“Kemi blerë vaksinë me katër valenta, e cila është më e reja, me cilësi të lartë, dhe mbron kundër katër lloje të gripit dhe është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane Shëndetësore. Vaksinat janë blerë nga kompania farmaceutike franceze “Sanofi Paster”. Këtë vit ne ndihmojmë qytetarët që kanë më shumë nevojë për vaksinim. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, si dhe sëmundje të tjera kronike, si dhe profesionistëve të shëndetit dhe të tjerëve me rrezik shëndeti” – tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Bëhet fjalë për 130.000 doza të cilat i kanë blerë Qendrat për Shëndet Publik, ndërsa çmimi i tyre është 650 denarë.Ministria e shëndetësisë gjatë sigurimit të vaksinave ka arritur çmimin më të ulët ,me çka ka kursyer rreth 75 mijë euro. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
