Sëmundjet kardiovaskulare, diagnostikimi i hershëm shpëton jetë
Rëndësia që zënë sëmundjet kardiovaskulare, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve....

Rëndësia që zënë sëmundjet kardiovaskulare, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve, janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme, ose gjymtim të organve të trupit të njeriut,thonë mjekët.
Në kohën e fundit me metodat me të avancuara si dhe me diagnostifikim të hershëm u jepet mundësi pacientëve që sëmundjen ta kalojnë në mënyrë sa më të lehtë dhe me më pak pasoja për shëndetin,duke shpëtuar prej rrezikut me të madh vdekjes.
“3 D është heokardiografi tredimensionale është një metodë e re, e cila përdoret në diagnostfikim,zakonisht përdoren softverët më të avancuar , të cilët bëjnë analizën e funksionit të zgavrave të zemrës.Sa i përket tromombolisë pulmonale dmth është një ndër sëmundjet me një vdekshmëri më të lartë, sëmundja më e paparashikueshme në kardiologji e cila deri më tani nuk ka pasur mundësi deri në qasje active ,por me aplikimin e fibronolizës diagnostifikimi i hershëm te këto raste mundëson zvogëlimin e pasojave të rënda të cilët kjo sëmundje i shkakton, dhe gjithashtu bën zvogelimin e vdekshmërisë e cila ka qenë shumë e lartë, kurse me aplikimin e fibronolizës kjo vdekshmëri ka ra” - tha kardiologu, Fatmir Ferati.
Kardiologu Fatmir Ferati thotë se gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga sëmundja tromombolia pulmonale.
“Tromombolia pulmonale është shumë e rrezikshme sidmos te gratë gjatë aktit të lindjes, çdo mjek e din se cdo grua shtatzënë në momentin e efundit para lindjes fiziologjia e organizmit shkon me një hiperkuagollitet i cili bëhet me at qëllim që të zvogëlohet gjakosja pas aktit të lindjes. Ky hiperkuagollitet tek gratë din të formon trombin në nivel të pjesës plenike ose pjesës abdominale, dhe tromombolia pulmonale e cila është mjaftë e paparashikueshme dmth nuk ekzistoin një skrining i cili mund të cakton që bëhet fjalë për një paciente e cila ka rerzik të lartë ose jo” – deklaroi kardiologu, Fatmir Ferati.
Faktorët rrezikues të sëmundjeve kardiovaskulare kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë, ndërsa çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku, kujdesi ndaj mbipeshës si dhe përdorimi i ushqimit të shëndetshëm me pemë dhe perime.
Personat më të moshuar dhe ato me medikamente të përhershme duhet pasur kujdes më të madh tani në kohen e vjeshtës sepse ndryshimet klimatike ndikojnë drejtpërdrejtë në shendetin e tyre thonë mjekët. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
