Amendamentet kushtetuese, Stoilkovski: Do të jemi kundër. Zaev: MO do të jetë më preambulë
Propozim amendamentetet e Qeverisë për ndryshime kushtetuese do të vihen ne seancën e Komisionit për çështje kushtetuese të mërkurën....

Propozim amendamentetet e Qeverisë për ndryshime kushtetuese do të vihen ne seancën e Komisionit për çështje kushtetuese të mërkurën, më shtatë nëntor. VMRO DPMNE përsëriti qëndrimin se depuetët e saj, anëtarë të këtij komisioni, nuk do mbështesin ndryshimet kushtetuese me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues.
“Qëndrimi ka qenë është dhe do të jetë se VMRO DPMNE nuk pranojë ndryshim të Kushtetutës, pjesë e së cilës është edhe preambula, për ndrsyhimin e emrit kushtetues. E gjithë kjo është pjesë e Marrëveshjes së Prespës, e cila është e papranueshme për VMRO DPMNE-në, e papranueshme për popullin në harmoni me deklarimin në referendum, kështu që nuk pajtohemi edhe me proceset që burojnë nga kjo Marrëveshje, e cila u refuzua në referendum.” – tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Konformë Marrëveshjes së Prespës dhe konsultave mes partnerëve të Qeverisë, propozohen katër amendamente. Me amenedamnetin e parë, përkatësisht amendamentin 33, propozohet ndryshimi i emrit kushtetues në Republika e Maqedonisë Veriore, përveç në nenin 36 ku ka kontekst historik.
Me propozim amendamentin e dytë, përkatësisht amendamentin 34 propozohen ndryshime në preambulë ku parashihet përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit, dokument i cili është inkorporuar në Kushtetutë.
“Marrëveshja e Ohrit deri tani është përfshirë në Kushtetutën e RM-së, ndërsa mundësia dhe argumentimi gjatë debatit mes deputetëve dhe këtu në Qeveri ishte se mesqë hapet kushtetuta është koha që të përfshihet edhe titulli Marrëqveshja e Ohrit si element konstituiv, pasi ajo është pjesë e Kushtetutës tonë dhe në fund vendosëm se duhet të qëndrojë.” – deklaroi kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Për të përjashtuar dyshimet dhe elemnetet iredentiste për të cilat pala greke kishte ngritur shqetësim, në amendamentin 35 thuhet se Republika respekton suverenitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje. Ndërkaq me amendamentin 36 garantohet trashëgimia kulturore dhe historike e popullit maqedonas.
Pas shqyrtimit të amendamenteve në komisionin amë, ato do të diskutohen edhe në seancë plenare. Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nevojiten 80 vota, të cilat janë siguruar pas shkëputjes së tetë deputetëve nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
