Tiranë, kryeministri Rama takon presidentin Meta
04.11.2018 18:47
Pas mosdekretimit nga presidenti, të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm të Shqipërisë....

Pas mosdekretimit nga presidenti, të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm të Shqipërisë, kryeminsitri Edi Rama ka takuar presidentin Meta.
Takimi është mbajtur në Presidencë me kërkesë të Kryeministrit Rama, ku siç njoftohet nga qeveria është diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës, thuhet në njoftimin e qeverisë shqiptare.
