Baçev, të ndërpritet procesi i ndryshimeve kushtetuese

04.11.2018 21:53

Disa parti dhe organizata nga vendi dhe disapora maqedonase...

Disa parti dhe organizata nga vendi dhe disapora maqedonase kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me të cilën kërkohet ndërprerje e procesit të ndryshimeve kushtetuese, të shpërndahet Kuvendi dhe të organizohen zgjedhjet të parakohshme parlamentare.

Kreu i partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev tha se pushteti puçist në Shkup injoron vullnetin e popullit të shprehur më 30 shtator dhe për këtë shkak, vazhdon beteja dhe nuk është tepër nëse them se tani hyjmë në betejën finale, në ballafaqim me pushtetin marionetë, me qëllim që të parandalohet fshirja e çdo gjëje që është maqedonase, deklaroi Janko Baçev, kryetar partisë “Maqedonia e Bashkuar”.