Iran, protesta kundër sanksioneve amerikane

04.11.2018 20:53

Përvjetori i rrethimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara gjatë Revolucionit Islamik më 1979...

Përvjetori i rrethimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara gjatë Revolucionit Islamik më 1979, u shfrytëzua në Iran për protesta kundër sanksioneve të vendosura nga SHBA.

Mijëra studentë që kanë marrë pjesë në protestë kanë djegur flamurin amerikan dhe fotografi të presidentit amerikan Donald Trump. Studentët e linjës së ashpër kishin rrethuar ambasadën më 4 nëntor të vitit 1979 ku 52 amerikanë u mbajtën pengje për 444 ditë.

Të dyja vendet kanë raporte armiqësie që atëherë. Mediat lokale raportuan se miliona protestues dolën në shumë qytete të Iranit, duke vërtetuar besnikërinë ndaj Liderit Suprem Ayatollah Khamenei.