Kaledonin e Re, refuzohet pavarësimi nga Franca
Votuesit në Kaledonin e Re, kanë refuzuar pavarësimin, me 55.8% të votave....

Votuesit në Kaledonin e Re, kanë refuzuar pavarësimin, me 55.8% të votave duke u përcaktuar kështu që të mbeten pjesë e Francës.
Dalja në votime ishte 80 %. Votimi për pavarësinë e këtij rajoni ishte premtuar në marrëveshjen e vitit 1988, që i vuri fund kampanjës së dhunshme për pavarësi. Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se kjo tregon besim në Republikën franceze. Ky rajon ka depozita të nikelit, që është mjaft i rëndësishëm në fabrikat e elektronikës.
Kaledonia e Re shihet nga Franca si aset strategjik politik dhe ekonomik. Rreth 17,500 persona kishin të drejtë vote. Pjesa tjetër e popullësisë së këtij rajoni me 268,000 banorë kanë kundërshtuar po ashtu pavarësinë nga Franca.
