Maqedoni
Kuvendi vendos nesër për mandatin e Gruevskit
05.11.2018 11:10
Të martën do të dihet nëse Kuvendi Republikan do t’ia marrë mandatin ish-kryeministrit të Maqedonisë....

Të martën do të dihet nëse Kuvendi Republikan do t’ia marrë mandatin ish-kryeministrit të Maqedonisë, ndërsa tani deputetit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar në dy vite burg për Mercedesin luksoz.
Seanca është caktuar që kur Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi Kuvendi se Gruevski është i dënuar me burgim dy vjet për rastin “Tanku”. Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit, duhet të vendos nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit duke dhënë rekomandim. Vendimi përfundimtar është i Kuvendit të Maqedonisë. Për marrjen e mandatit janë të nevojshme dy të tretat.
