Maqedoni
Gjykata Penale, vazhdon seanca për 27 prillin
05.11.2018 11:34
Ne gjykaten penale ne Shkup vazhdon sot gjykimki per lenden 24 prilli....

Ashtu sikur ne seancat paraparake edhe ne kete séance pritet te leshohen xhirime te reja nga Kuvendi, per ate se cfare ka ndodhur me 27 prill, të xhiruara nga kamerat e tjera anesore.
Ne séance paraprake per 27 prillin, me kërkesë të prokurorisë, Këshilli gjyqësor i angazhuar në këtë rast ,me kërkesë të prokurores Vilma Ruskoska ka ndarë procesin gjyqësorë për të akuzuarin Sasho Markovski.Për shkak të vështirsimit të gjendjes së tij shendetësore ai në seancën e fillimit të kësaj jave,u dërgua me ndihmë të shpejtë në Spitalin Ushtarak.
Një muaj i akuzuari do të jetë i lirë nga gjykimi, ndërsa pastaj do të kontrollohet nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar për ta vazhduar gjykimin. Markovski është i punësuar në DSK dhe akuzohet për ndihmë, gjegjësisht për fshirjen e videove nga kamerat e sigurimit të Kuvendit. Për dhunën në Kuvend dhe veprën penale organizim terrorist të rendit Kushtetues dhe shtetit akuzohen 33 persona ,prej të cilëve 2 për nxitje.
