Maqedoni

Gjykatë, gjykim për “Titanik”

05.11.2018 11:55

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike për parregullsitë zgjedhore.....

Në seancën paraprake më 18 tetor ishin dëgjuar rreth 90 “bomba”. Në “Titanik” janë propozuar më shumë se 1.000 audio incizime në listën e dëshmive materiale nga PSP, prej të cilave deri më tani janë dëgjuar më shumë se 600. Pjesa më e madhe e “bombave” në seancën paraprake gjyqësore janë të datës 24 mars të vitit 2013, për zgjedhjet lokale, nga të cilat dëgjohet si Mile Janakieski u lajmërohet njerëzve, që të informohet si ecë dalja dhe nëse paraqiten dhe punojnë për daljen e votuesve
 
.Përveç me kryetarë të komiteteve lokale dhe anëtarëve më të ulët të partisë, Mile Janakeski bisedon edhe me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish ministrat Janulovska, Todorov dhe Milloshoski, por edhe me Amdi Bajramin dhe Dragan Pavlloviq-Latas.Në “Titanik” janë të dyshuar 20 persona ne mesin e te cileve edhe ish kryeministri Gruevski, ministrant Janakievski, Jankullovska. 
 
Ata dyshohen nga PPS për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.