Botë

Irani, i zemëruar për rikthimin e sanksioneve

05.11.2018 12:27

Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer nga dita e sotme në fuqi sanksionet mbi Iranin, për të cilat thonë se janë më të ashprat në histori....

Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer nga dita e sotme në fuqi sanksionet mbi Iranin, për të cilat thonë se janë më të ashprat në histori, e kjo është një lëvizje që ka ndezur protesta masive në vendin e pasur me naftë.
 
Administrata “Trump” riktheu të gjitha sanksionet e hequra në vitin 2015, pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, që kanë në shënjestër Iranin, por edhe shtetet që bëjnë tregti me të. Sanksionet do të godasin eksportet e naftës, sektorin detar dhe bankat, të gjitha këto elemente kyçe për ekonominë. Me mijëra iranianë ndërkohë thirrën të dielën “Vdekje Amerikës”. Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka premtuar se do të shesë naftë dhe do të thyejë sanksionet.