Botë

Obama thumbon Trump nga Chicago

05.11.2018 12:59

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, ka sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump...

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, ka sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, gjatë një fushatë në Chicago. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Obama është shprehur se bumi ekonomik që njohu Amerika nuk është meritë e Trump dhe as e republikanëve, por plotësisht e tija.
 
“Kur arrita në Shtëpinë e Bardhë, më është dashur të zgjidh një sërë problemesh, të cilat kishin mbetur nga e kaluara”, u shpreh ish-presidenti. Ky i fundit ka shtuar se ekonomia dhe punësimi janë rritur në 21 muajt e mandatit të tij.
 
“Kur mendoni se filloi e gjitha kjo, kush mendoni se e bëri?”, tha Obama. Nëpërmjet këtij fjalimi, Obama shkaktoi ovacione, duke rrëmbyer duartrokitjet e të pranishmëve./tvklan