Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Sobotka: Opozita t’u bashkangjitet ndryshimeve kushtetutese

05.11.2018 14:25

Kryetari këshillit nacional të Austrisë Volfgang Sobotka ka apeluar debutetët e opozitës që nëpërmjet debatit në kuvend....

Kryetari këshillit nacional të Austrisë Volfgang  Sobotka ka apeluar debutetët e opozitës që nëpërmjet debatit në kuvend, bashkë me maxhorancën të punojnë në ndryshimet kushtetuese, si një çështje nacionale. Sobotka nga foltorja e kuvendit tha se ndryshimi i emrit paraqet hap të guximshëm, pa alternativë për Maqedoninë. Vetëm një opozitë konstruktive mund të kontribuojë të ecni para në proceset e nisura tha ai.
 
“Ndryshimet e patjetërsueshme të kushtetutës, të patjetërsueshme për ndryshimin e emrit paraqesin moment parlamentarizmi. Nevojiten hapa të guximshëm. E di që s’është e thjeshtë për deputetët e opozitës që të ndjekin propozimet e shumicës. Është një proces i gjatë i cili gjithmonë do të duhet të hapet nga e para dhe të debatohet. Por cilat janë alternativat për këtë shtet, nëse vetë nuk është i aftë që ti zgjidh konfliktet brenda? Unë mendoj se jeni në rrugë të mirë dhe të suksesshme", tha Volfgang Sobotka, kryetar i këshillit nacional të Austrisë.
 
Sobotka optimist se me zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedonia do të nis bisedimet verën e 2019-ës. Përparimet sipas tij, unioni para anëtarësimit do t’i shpërblejë me kyçje në union ekonomik.
 
“Unë konsideroj se pas zgjedhjeve për parlamentin europian në vitin 2019-të, gjatë verës do të nisim bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe unë paragjykoj se kapitujt do të zgjidhen shpejtë dhe BE do të duhet ti shpërblejë këto hapa. Kishte edhe mendime që paraprakisht të bëhet një union ekonomik, para anëtarësimit të plotë", tha Sobotka.
 
Sobotka shtoi se vendi do të duhet të bëjë reformat e nevojshme në administratën publike, mediat si dhe përforcimin e shoqërisë civile. Fjalimi I kryetarit të këshillit nacional të Austrisë, përpos nga deputetët u ndoq  edhe nga kryeministri Zoran Zaev, ministra si dhe kori diplomatik i akredituar në vend.
 
MERALE ISMAILI