Maqedoni

Fillon vaksinimi kundër gripit, interesimi i qytetarëve shënon rritje

05.11.2018 14:52

Ashtu siç u paralajmërua ditë më pare nga kompetentët e shëndetësisë në vend, prej sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal....

Qytetarët përderisa presin rradhë për tu vaksinuar shprehen se vaksinimi është një mbrojtje kundër gripit. 
 
"Po rregullisht vaksinohem çdo vit. Është një mbrojtje kunder gripit"....
 
"Rregullisht vaksinhem, në vitin e parë e kam pas rëndë. Por duhet ta marr sepse kam 5 intervenime te stendave Baj-Pas, dhe 6 operacione patjeter", thanë qytetarët.
 
Se interesimi per vaksinimin kunder gripit po shenon  rritje,  po e  thon; edhevte mjeket. Këtë vit  janë siguruar 41.000 doza të vaksinave. Ndërsa ministria e Shëndetësisë ka siguruar 28.000 doza të vaksinave, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension. Personat të cilët marrin pension do të mund të vaksinohen me vërtetim nga Fondi Pensional.
 
Këtë vit është siguruar vaksinimi 4 valent që është me cilësi të lartë dhe është mbrojtëse  kundër 4 lloje të gripit. Çmimi i vaksinimit kundër gripit  është 650 denarë. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por është i rekomanduar për njerëzit mbi 65-vjeç.
 
"Vaksina këtë vit është 4 valente që të mbron nga 4 tipe të gripit 2 nga tipi dhe 2 nga tipi B. Preferohet që ta marrin të gjithë të sëmurit kronik mbi moshen 65 vjeç dhe fëmijët prej 6 muaj andej. Vaksina të mbron nga 4 llojet e gripit dhe është mjaftë efikase. Prej sot interesi është mjaftë i madh dhe përafërsishtë janë vaksinuar 300 vetë, mosha që dominon është prej 60 deri në 65 vjeç", tha Lulzime Bajrami, mjeke.
 
"Qendra e Shëndetit Public  për zonën e Shkupit siguroi 4,000 vaksina për personat  që do të vaksinohen me pagesë. Ndërsa  Ministria e Shëndetësisë parashikoi 5,000 doza për në  Shkup për të gjithë ata që do të vaksinohen pa pagesë. Ne punojmë në dy ndërrime nga ora 7:30 deri në orën 18:30", tha Biljana Danillovska, mjeke. 
 
REJHANE BUSHI METAJ