Maqedoni

Fillon fushta “Prindërimi mësohet”, të mos përdoret dhuna si mjet edukues

05.11.2018 15:25

8 deri 10 prindër në Maqedoni përdorin dhunën si mjet për ti disciplinuar fëmijët e tyre...

8 deri 10 prindër në Maqedoni përdorin dhunën si mjet për ti disciplinuar fëmijët e tyre, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për dhunë fizike apo psikologjike. Për këtë shkak tre Ministri do kycen në fushatën edhe “Prindërimi mësohet” e cila ka për qëllim të ndryshojë gjendjen aktuale dhe pasojat që i shkakton dhuna.
 
"Nëse i mësojmë prindërit se si të jenë prindër të përkushtuar në mënyrë direkte do ndikojmë në zhvillimin e intelektual gjuhësor të çdo fëmije dhe kjo do të thotë investim në kapital njerëzor", tha Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
 
"Ata fëmijë ndaj të cilëve është përdorur dhunë është e mundur që të bëhen më pas dhunues potencial.Pasojat nga kjo janë çregullim stresues postraumatik, çrregullime të fjetjes depresion dhe numër të madh të çrregulimeve shëndetësore", tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.
 
"Programet e prindërimit ekzistojnë në shkolla dhe janë dedikuar për sigurimin e ndihmës për prindërit që të mësojnë aftësimin e prindërve.Kjo mundëson informim në detaje për të gjitha aktivitetet këshillim anketim si dhe konsultim në sjelljen evendimeve sa i përket sigurisë në shkolla", tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit.
 
Edhe përfaqsuesit ndërkombëtarë theksuan se fushata do të ndikojë në senzibilizimin e opinionit për pasojat e dhunës ndaj fëmijëve.
 
"Përmes fushatës do tu ndihmohet vendit të lehtësohet efekti i dhunës dhe do ti ndihmohet fëmijëve të zhvillohen në individ të përgjegjshëm", tha Benxhamin Perks, përfaqësues i Unicefit.
 
"Raporti i BE-së për vendin potencon se edhe pse të drejtat e fëmijëve janë të garantuara me ligje, ato duhen të zbatohen dhe vendi nuk ka kapacitet për përkrahje mbrojtje dhe kujdes ndaj fëmijëve", tha Samuel Zhbogar, Euroamasador.
 
Fushata do të mundësojë ligjerime profesionale  dhe mundësi për pjesmarrje në ngjarje prindërimi të cilat do organiozohen në tërë vendin.
 
FLUTRA LATIFI