Maqedoni

Sobotka takon Xhaferin, prioritet marrëveshja e Prespës dhe procesi integrues

05.11.2018 15:45

Implementimi i marrëveshejs së Prespës si dhe procesi euro–integrues ishin temë e bisedimeve mes kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi....

Implementimi i marrëveshejs së Prespës si dhe procesi euro–integrues ishin temë e bisedimeve mes kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi dhe Kryetari të Këshillit nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka.
 
Kemi përgjegëjsi ndaj shteteve të Ballkanit t’ju ndihmojmë të jenë pjesë integruese dhe demokratike dhe BE-ja ka marrë hapa strategjik për të integruar Ballkanin në BE tha poltikani austrika, Sobotka.
 
Sa i përket implementimit të marrëveshjes  së Prespës në kuvendin  grek, Sobotka tha se Ggreqia do të jetë e kujdesshme dhe do të veprojë në bazë të obligimeve të saja. 
 
"Në raport me Maqedoninë mund të them se në turbulencat që  i tejkaloi Maqedonia kohëve të fundit, janë ndërmarrë hapa serioze për përmirësimin e fqinjësisë mes shteteve, që nuk them vetëm për marrëveshjen me Bullgarinë, para së gjithash për ma rrëveshjen me Greqinë me cka u tejkaluan shumë pengesa. Greqisë I duhet përkrahje e BE-së dhe Greqia do të veprojë në bazë të obligimeve të saja,  dhe për këtë do ta ndihmojë edhe KE-ja", tha Volfgang Sobotka, Kryetari i Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë.
 
Përkrahja e Austrisë si kryesuese me BE-në ka qenë evidente tha kryetari I parlamentit Xhaferi duke shtuar se miratimi i amandamenteve kushtetuese është e patjetërsueshme në këtë moment, për të arritur deri te fazat tjera të integrimit të vendit. 
 
"Rezultatet gjithsesi po shihen. Tanimë  kemi ftesë të hapur për në NATO dhe vendim të hapur nga BE  për hapjen e  rrugës për fillimin e negociatave në qershor 2019. Ne na pret miratimi I ammadanenteve kushtetuese dhe ratifikimi I amandamenteve në kuvendin grek mirëpo qytetarët dhe natyrisht ne të zgjedhurit e tyre, jemi të vetëdijshëm se alternantivë tjetër nuk ka", tha Talat Xhaferi, Kryeparlamentar.
 
Maqedonia është dëshmuar se ka punuar për krijimin e marrëdhënieve të mira ndërqinjësore, dhe kjo është vërtetuar me marrëveshjet bilaterale, dhe rrugë tjetër nuk ka pos integrimit në NBE dhe NATO, përfundoi Xhaferi. 
 
NERMIN MULAKI