Rritet numri i turistëve në Maqedoni, Vasilevska: Me lehtësimin e vizave edhe më shumë

05.11.2018 15:46

Gjatë muajit gusht është shënuar rritje e numrit të përgjithshëm të turistëve në Maqedoni....

Gjatë muajit gusht është shënuar rritje e numrit të përgjithshëm të turistëve në Maqedoni. Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve të vendit në muajin gusht ka arritur 14.5%, ndërsa numri i turistëve të huaj në 15.3%.

Shumica ë turistëve vijnë nga Turqia, të ndjekur nga Serbia, Bullgaria, Greqia, Holanda, Gjermania dhe vendet nga Azia. 

Nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë dhe Shoqata për Hotieleri dhe Turizam theksojnë se numri i turistëvë do të rritet nëse realizohet lehtësimi i vizave për vendet nga Azia dhe vendet nga rajoni i golfit.

“Ne përsëri kërkojmë një takim bisedimesh me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Jashtëm për të diskutur në lidhjë më lehtësimin e vizave me Kinën dhe vendet e rajonit të golfit. Këtu theksi vihet tek vendet si Katari, Kuvajti, Bahreini, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite” – tha Daniela Mihajlova Vasilevska nga LOEM.

 “Kina në këtë moment është një nga eksportuesit më të mëdhenj të turistëve në Europë. Tendencat botërore tregojnë se rritja e interesit nga turistët është kryesisht nga Azia. Turist nga Kina në Botë ka 135 milion dhe shpenzojnë rreth 330 miliardë dollar. Maqedonia nga kjo statistikë përbën vetëm 0.1% të këtyre parave” – deklaroi Slave Siraqevski nga Shoqata për Hotieleri dhe Turizam.

Numri i turistëve në vendin tonë deri më tani është rritur për pesë herë më shumë. (Sedat Selimi, TVM2)