Gjykimi për “27 prillin, vazhdon prezantimi i videoinçizimeve nga kuvendi

05.11.2018 16:14

Me prezantimin e videoinçizimeve të kamerave të sigurisë në Kuvend...

Me prezantimin e videoinçizimeve të kamerave të sigurisë në Kuvend vazhdoi gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Lëvizja e parë e një videoinçizimi pak para orës 19 tregoi thyerjen e derës së një koridori në Kuvend i cili çon deri tek press qendra në Kuvend ku u sulmuan deputetët. Shihet se si të akuzuarit Nikolla Mitrevski-Kolo dhe Mladen Dodevski të parët  hyjnë në këtë hapësirë, ndërsa 15 minuta më vonë shihet hyrja e  anëtarëve të sigurisë së Kuvendit dhe i akuzuari Munir Peqiq si qendron në një cep të kësaj hapësire.

Prokurorja Ivana Trajçeva në gjykat tha se në disa videoinçizime shihen persona me fantomka, identiteti i të cilave ende nuk është zbuluar. Në videoinçizimet e  tjera të publikuara shihen të akuzuarit Igor Jur dhe Jane Çento.U prezantuan edhe inçizimet e kamerave të sigurisë të cilët inçizojnë ashensorët dhe shkallët para press qendrës në Kuvend. 

Në seancën e kaluar gjyqësore për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore gjykata ndau gjykimin veçmas për të akuzuarin Sasho Markovski. Për 27 prillin në bankën e të akuzuarëve janë ulur 33 persona, prej të cilave 31 akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë ndërsa dy për nxitje. (Rexhep Qamili, TVM2)