Maqedoni

Gjykimi “Titanik”, publikimi i bisedave për parregullsi zgjedhore

05.11.2018 16:53

Në seancën e sotme të rastit “Titanik” u publikua edhe një bombë nga periudha para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në të cilën flitet për ndarjen e parave....

Ministrja atëhershme e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në një bisedë me Dragin thotë:"Kire do t’i japë 1.200 euro Snajperit, por ai nuk e ka kuptuar se janë për Dragin, ti je për serbet, ndërsa Risto për ‘shiptarite’”, thotë Jankullovska.
 
Pastaj shpjegon se serbet i kanë premtuar 75.000, ndërsa Dragi ka pritur t’i marrë. dhe i thotë bashkëbiseduesit: “Ti Snajperit ja ke dhënë për ‘shiptarite’, sepse të gjitha janë për serbet”, thotë Jankullovska.
 
Në pesëdhjetë incizimet që janë lëshuar në sallën gjyqësore, si dhe në “bombat” paraprake, është dëgjuar edhe zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, duke kontaktuar aeroplanë nga Zvicra dhe Italia për njerëz, të cilët janë kontraktuar të votojnë për ata në zgjedhjet lokale në vitin 2013.
 
Në incizim dëgjohet si Janakievski konsultohet me bashkëbisedues nëse njerëzit nga Prespa e Vogël, të cilët duhet të votojnë në shumë vendvotime, të votojnë edhe në Resnjë ose atje të dërgohen njerëz me letërnjoftime të dyfishta nga Kavadari që të mos i njohin nga theksi. Bashkëbiseduesi i theksoi se maqedonasit nga Shqipëria flasin më mirë maqedonisht dhe në gjuhë letrare sesa ata nga Kavadari.
 
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, si dhe 14 persona tjerë. Ata dyshohen nga PSP për shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.
 
FARIJE DAUTI BAKIU