3 modele për reforma në shërbimet e sigurisë, Spasovski: Na duhet model i përshtatshëm
Sipas planit aksional deri më 15 nëntorë duhet përcaktuar dhe dorëzuar qeverisë modelin për reformimin të shërbimeve të sigurisë....

Sipas planit aksional deri më 15 nëntorë duhet përcaktuar dhe dorëzuar qeverisë modelin për reformimin të shërbimeve të sigurisë të vendit ndërkaq duhet përzgjedhur modelin e përshtatshëm për specifikat e vendit deklaroi ministri brendshëm Oliver Spasovski gjatë një debati kushtuar reformave në fushën e organeve të sigurisë së vendit.
“Në rajon dhe evropë ka shumë modele që kanë domethënien e një shembulli të mirë të reformave në sistemin e sigurisë, megjithatë përshkrimi i çdo modeli nuk është mënyra më e përshtatshme për reformë edhe të shërbimit tonë. Fakt është se segment kyç në këtë reformë është arsyeja në kuptimin e potencialit njerzorë që kanë këto organe duke i dhënë theks të veçantë për ta rregulluar këtë juridikisht” – tha Ministri i Punwve tw Brendshme, Oliver Spasovski.
BATKOVSKI: TË THEMELOHET AGJENCI E VEÇANTË
Profesori universiversitarë në fakultetin e sigurisë Tome Batkovski me propozim konkret.
“Unë proozoj themelimin e një Agjencie kombëtare të sigurisë krejtësisht jashtë nga MPB e cila nuk do të ketë autorizim policorë e cila do të duhej të jetë e lidhur me një njësi të specijalizuar të MPB-së e cila do ti kryente shërbimet policore për agjencinë e re. Njëkohësisht do të duhej të ishte në një ldhje të ngushtë me prokurorinë e përgjithshme” – u shpreh Profesori në Fakultetin e Sigurisë, Tome Batkovski.
NIKOLLOVSKI: SISTEMI I DERITANISHËM ËSHTË ME MANGËSI
Sistemi i deritanishëm ka dëshmuar mangësi gjatë funksionimit thotë profesori Marjan Nikollovski.
“Pjestarët e DSK-së nuk kanë ligjin e tyre. Ata punojnë në kuadër të ligjit për MPB-ë si një nga elementet strukturale të MPB-së. Në më shumë segmente kjo paraqitet si hendikep. Kjo është vetëm një segment në kuadër të dobësive të sistemit të tanishëm. Këtë model ka kohë që e kanë shmangur në rajon” – theksoi Profesori në Fakultetin e Sigurisë, Marijan Nikovski.
Në tavolinë ndodhen tre modele të mundshme për funksionimin e mëtejmë të sistemit të sigurisë dhe kundërzbulimit. Opsioni i parë është vazhdimi i modelit të deritanishëm me të cilin DSK mbetet në kuadër tëMPB-së. Modeli i dytë parashikon ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur.
Modeli i tretë, parasheh bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Iteligjencës, gjegjësisht formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore. (Naim Ramadani, TVM2)
