Kamerun, rrëmbehen 78 nxënës në një shkollë

05.11.2018 18:19

Të paktën 78 nxënës dhe tre të tjerë, duke përfshirë drejtorin e shkollës....

Të paktën 78 nxënës dhe tre të tjerë, duke përfshirë drejtorin e shkollës, u rrëmbyen të hënën në mëngjes në Bamenda, kryeqyteti i rajonit të Veri-Perëndimit të Kamerunit.

Sipas medieve të huaja, guvernatori rajonal Adolphe Lele L’Afrique ka fajësuar militantët separatistë. Rajonet e Veri-Perëndimit dhe Jugperëndimit të Kamerunit janë goditur nga një rebelim secesionist gjatë viteve të fundit.

Grupi në fjalë, të cilët kanë kërkuar pavarësinë e dy rajoneve të gjuhës angleze, kanë bërë thirrje për një bojkot shkollor. Por asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer rrëmbimin në shkollë, e cila ka nxënës të moshës ndërmjet 10 dhe 14 vjeç.