OBSH: Nga ebola deri tani kanë vdekur 1.013 persona
Numri i të vdekurve nga epidemia më e rëndë e ebolës deri tani arriti në 1.013 persona, pasi për tre ditë në tri shtete afrikanoperëndimore kanë vdekur edhe 52 persona, kumtoi mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).....

Numri më i madh i rasteve të vdekjes nga ebola gjatë tre ditëve të kaluara janë regjistruar në Liberi, ku nga sëmundja kanë vdekur 29 persona, në Sierra Leone 17, ndërsa në Guinea gjashtë persona.
Sipas OBSH-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi i ebolës është rritur në 1.848 persona.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe Agjencia për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) e prnuan kërkesën e Qeverisë së Liberisë në vend të dërgohen disa doza nga ilaçi eksperimental për mjekët liberian të infektuar nga virusi ebola.
Në kumtesën e publikuar në ueb faqen zyrtare të presidencës së Liberisë, theksohet se ilaçi eksperimental do të dorëzohet gjatë javës nga përfaqësues të Qeverisë amerikane.
Presidentja e Liberisë Elen Xhonson Sirlif të premten nga Obama kërkoi disa doza nga ilaçi eksperimental.
Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Çan, gjitahshtu, lejoi dërgesën e dozave shtesë nga ilaçi eksperimental në Liberi, theksohet në kumtesë.
